Ramush Haradinaj emëron zyrtarisht Muzafer Shalën, Ministër të Inovacionit Foto: ZKM

Haradinaj emëron zyrtarisht Muzafer Shalën ministër të Inovacionit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka emëruar sot edhe zyrtarisht Muzafer Shalën, ministër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

“Kam emëruar sot ministër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shalën. Pasi i dëshirova punë të mbarë në detyrë, me ministrin e ri biseduam për kontinuitetin e projekteve në këtë dikaster”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Muzafër Shala është emëruar në këtë pozitë, pas dorëheqjës së Besim Beqajt javë më parë.

Ai kishte dhënë dorëheqje pas vendimit të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli që zyrtarët me aktakuza t’i lirojnë funksionet e tyre brenda partisë dhe në institucione publike.

Të shtunën e javës së kaluar, Kadri Veseli e prezantoi Shalën si ministër të ri të Inovacionit.

https://kallxo.com/pdk-emeron-ministrin-e-ri-te-inovacionit/

https://kallxo.com/kush-eshte-muzafer-shala-minister-i-inovacionit-dhe-ndermarresise/