Ramush Haradinaj e Bedri Hamza pas takimit. Foto: Kallxo.com

Haradinaj e Hamza Flasin për Rritjen e Pagave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se miratimi i buxhetit të rishikuar për këtë vit është “lajm i mirë” i cili, sipas tij, tregon se në Kosovë ka stabilitet financiar.

Ai gjatë ditës vizitoi Ministrinë e Financave ku u prit nga ministri Bedri Hamza.

Haradinaj theksoi se pavarësisht angazhimeve lajmi më i mirë është miratimi i rishikimit të buxhetit të këtij viti dhe kjo, sipas tij, tregon se ka stabilitet ekonomik dhe rritje të pagave.

“Lajm i mirë për të gjithë ne është se janë përmbushë obligimet për periudhën e caktuar, po ashtu puna më e mirë deri më tani ka qenë rishikimi i buxhetit. Gjithashtu na vjen keq që për disa kategori të caktuara buxhetore kanë pritur, por e mira është që buxheti i vitit që vjen siguron rritjen ekonomike dhe rritjen e pagave” tha Haradinaj.

Hamza po ashtu theksoi se pagat e janarit te vitit 2018 do të jenë me rritje.

“Nga janari i vitit 2018 pagat do të jenë me rritje në përputhje me rritjen ekonomike dhe nga kjo rritje do të përfitojnë të gjithë të punësuarit, rritje prej 20 % do të përfitojnë familjet me skemë sociale të cilat që disa vite nuk kanë pasur ngritje, po ashtu do të ketë ngritje edhe për kategoritë tjera” tha ministri Hamza.