Haradinaj e arsyeton votën kundër, ndaj shkarkimit të Aida Dërgutit

Daut Haradinaj, deputet nga AAK, ka arsyetuar pse deputetët e kësaj partie nuk kanë votuar për shkarkim të nënkryetares së Kuvendit të Kosovës Aida Dërguti, gjatë votimit të djeshëm në Kuvend.

“Në vitin 2013, Aleanca ka kërku ndërrimin e zëvendëskryetarit dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë që deputetët në seanca kanë vullnet individual dhe e japin të drejtën e vet”, tha Haradinaj.

Sipas tij vota e AAK-së, ka qenë konform atij vendimi të gjykatës edhe pse sipas tij në vitin 2013 hiq nuk ju ka ardh “mirë”.

Haradinaj gjithashtu ka ftuar Konjufcën që kur t’i bëjnë numrat ta shkarkojnë qeverinë.

Në seancën e 4 qershorit, propozimi për shkarkim të Aida Dërguutit nuk i mori votat e mjaftueshme.

91 deputetë morën pjesë në votim, 17 deputetë votuan për shkarkim, 26 vota kundër dhe 48 abstenime.