Forumi Qeveri-Komuna , Foto: KALLXO.com

Haradinaj Dëgjon Hallet e Komunave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbledhur sot Kryetarët e e Komunave të Kosovës për të diskutuar bashkëpunimin e qeverisjes lokale me atë qendrore.

Në forumin e organizuar për herë të parë, Haradinaj tha se e kupton punën  e vështirë të qeverisjes lokale por kërkoi nga ta shfrytëzimin e kapaciteteve komunale

“Kryetaret e komunave kanë punë direkt me qytëtarët, e kanë punene me të veshtirë sepse pritjet janë të mëdha. Ne ferizaj kryetari me ka tregu që buxheti është i rrezikuar nga përmbaruesi. Gjendje jo të mirë ka pas edhe Kryetari i Zubin Potokut. Tema e dytë që më ka bë përshtypje të madhe është kërkesa e komunave për tokë, p.sh Gjilani ka kerkuar tokë per Universitetin ‘Kadri Zeka’. Dëshiroj që si Kryeminister të kyqem me ju, e kemi pas rastin me Kryetarin e Prishtinës per Pallatin e Rinisë. Qeveria iu mundëson zhvillimin ekonomik”, tha Haradinaj.

Ministri i Financave, Bedri Hamza po ashtu tha se po e konsiderojmë dhënien e lirisë më të madhe ndaj komunave sa i përket të hyrave.

“Sa i përket cështjeve buxhetore këtë vit niveli i granteve ka qenë më i madh. Jemi të interesuar të reflektojmë pozitivisht. Të marrim në konsideratë poliika të reja. Kemi dhenë fleksiblitet më të madh pa dashtë me zvogëlu transparencën. Ne do të shkojme një hap tutje në këtë reformë dhe do tu japim liri komunave sa i përket të hyrave vetanake”, tha Hamza.

Megjithatë nga Kryetarët e Komunave pati edhe ankesa në mënyrën e funksionimit dhe ndarjen e kompetencave në mes të qeverisë qendrore dhe lokale.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti kërkoi që kompetenca për punësimin e zjarrëfiksëve të jetë komunale.

Çeshtja e zjarrëfikësve na ka mbetur, s’po e di a janë të Qeverisë, apo të Komunave. Ne i pagujmë rrogat, ne i blejmë uniformat, a kur të vjen vakti me shti dikon në punë, Qeveria vendos e jo Komunat. Atëherë ndane, ja po e marrim na(komunat) ja merrni ju”, tha Ahmeti.

Në fund të këtij takimi është paraparë të dilet me konkluzione.