Foto: Zyra e Kryeministrit

Haradinaj: Atdhetarët ishin vetë pushkë

Në zbulimin e pllakës përkujtimore për Heroin e Kombit Jetë Hasani dhe dëshmorin Ruzhdi Salihu, Kryeministri Ramush Haradinaj tha se disa nga atdhetarët që nuk arritën ta kapin pushkën ishin vetë pushkë.

“Një pjesë e brezave të bashkatdhetarëve tanë nuk arritën ta kapin pushkën, por ata ishin pushkë vetë me bindjet e tyre, me veprat e tyre, me angazhimin dhe me idetë e tyre”, tha Haradinaj në fshatin Pjetërshticë të Shtimes.

Ai kujtoi më tutje sakrificat e këtyre atdhetarëve.

Edhe pse nuk shkuan në luftë kaluan nëpër persekutime, kaluan nëpër izolime, nëpër nëpërkëmbje që iu bënë vetëm e vetëm për shkak me i pamundësu, me i zbehë, më i dëmtu, në idetë e tyre atdhetare”, tha Haradinaj.

Ai e konsideroi më me fat brezin e UÇK-së.

“Brezi ynë i UCK ishte brezi më me fat, ishte brezi që e kulmoi një rrugë të gjatë deri në liri”, tha Haradinaj.

Në Pjetërshticë u përurua edhe shtëpia-muze që ishte shtab i UÇK-së.