"Muzeu i Korrupsionit" në Prishtinë - Foto: KALLXO.com

Hapet ‘Muzeu i Korrupsionit’

“Si ishte dikur korrupsioni”. Ky është sllogani me të cilin është hapur “Muzeu i Korrupsionit” në sheshin “Adem Jashari”, ngjarje e organizuar nga Programi i OKB-së për Zhvillim (UNDP) me mbështetjen e Zyrës Zvicrane për Zhvillim dhe Ministrisë së Jashtme të Danimarkës.

Liridona Osmanaj, zyrtare për antikorrupsion në UNDP, tha se “Muzeu i korrupsionit” është një improvizim sikur ne po jetojmë në të ardhmen, në një kohë kur s’ka korrupsion dhe qytetarëve u jepet mundësia të shohin dhe të kuptojnë se si ka qenë dukuria dikur.

Në këtë “muze” është paraqitur korrupsioni në katër fusha: ndërtim, arsim, prokurori dhe shëndetësi.

“Sipas studimeve tona del se këto fusha janë ndër fushat më të ndikuara nga korrupsioni prandaj kemi dashtë përmes artefakteve me tregu si ndodhë korrupsioni në këto katër fusha”, u shpreh Osmanaj.

'Artefakt' në "Muzeun e Korrupsionit" - Foto: KALLXO.com
‘Artefakt’ në “Muzeun e Korrupsionit” – Foto: KALLXO.com

“Muzeu i korrupsionit” do të jetë i hapur deri më 9 dhjetor çdo ditë ndërmjet orës 12:00 dhe 20:00 në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit.

Liridona Osmanaj tha që dy persona do të qëndrojnë në “Muze” gjatë gjithë kohës dhe do t’u tregojnë qytetarëve më specifikisht se ҁka synojnë të paraqesin.

Një muze i njëjtë me këtë është hapur edhe gjatë verës në kuadër të “Dokufest”-it dhe sipas Osmanajt ai ka qenë pak më ndryshe por ka pasur interes prandaj edhe kanë vendosur ta përsërisin edhe një herë në Prishtinë.

http://kallxo.com/korruptohu-5-pare/

Redaktoi: Naser Sertolli