Hamdi Ibrahimi: Djegia e Veturës Sulm ndaj Drejtësisë
“Unë si individ nuk kam asgjë keq me askënd, por këtë e shoh si sulm ndaj drejtësisë, sulm ndaj pozitës që unë ushtroj,” tha Ibrahimi për KALLXO.com.
Ai tregoi se vetura e djegur ishte donacion i EULEX-it, ndërsa tha se kjo djegie dëmton imazhin e Kosovës.
Ibrahimi tha se nuk dëshiron të spekulojë lidhur me fajtoorët e mundshëm, pasi sipas tij pozita që mban nuk ia lejon të lëshohet në komentime, por bëri të ditur se me zbardhjen e rastit do të merren organet hetuese.
Djegien e veturës së Ibrahimit e dënoi Qeveria e Kosovës me anë të një komunikate.
“Aktet e dhunës, siç është edhe kjo e vënies së zjarrit veturës zyrtare të Kryetarit të Gjykatës Themelore, flasin për mjerimin e atyre që kryejnë veprime të tilla, por edhe për nevojën e bashkëpunimit më të madh me qytetarët për të izoluar dhe demaskuar ata që po veprojnë kundër shtetit të Kosovës, pasurisë dhe institucioneve të tij,: thuhet në komunikatën e qeverisë.
Ky akt, i paraprirë nga akte të ngjashme të djegies së disa veturave zyrtare në javët e fundit, është sulm i drejtuar kundër institucioneve të pavarura kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe formë e presionit ndaj bartësve të sistemit të drejtësisë në Kosovë,” thuhet më tutje në komunikatën e qeverisë.
Djegien e veturës së ibrahimit e dënoi edhe Shoqata e Gjykatësve të Kosovës.
“Ky veprim i ulët i akterëve të kësaj ngjarje si dhe sulmet tjera të kaluara, janë sulme jo vetëm ndaj Kryetarit dhe institucionit që ai drejton, por është sulm ndaj të gjitha insuticioneve të sistemit të drejtësise,” thuhet në reagimin e Shoqatës së Gjykatësve.