Hajredin Kuçi ia Lëshon Postin Këshilltares së Kadri Veselit

Hajredin Kuçi që nga sot nuk do t’i mbajë më dy pozita të larta në qeverinë e Kosovës.

Një muaj pasi është emëruar Zëvendës Kryeministër, Kuçi ia ka lëshuar postin e ministrit të Drejtësisë Dhurata Sadiku- Hoxhës.

Ligjëruesja në Universitetin Amerikan të Kosovës është këshilltare e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ndërsa më herët ka qenë këshilltare edhe e ish kryeministrit Hashim Thaçi.

Prezantimi i Sadiku- Hoxhës u bë sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës nga vetë Hajredin Kuçi i cili tha s eministrja e re “i plotëson të gjitha kushtet” për pozitën për të cilën është nominuar.

Ndërsa ministrja e emëruar është shprehur se do të punojë për transparencë dhe për ta luftuar korrupsionin.