Hajnat hyjnë dhe vjedhin në shtëpinë e gjyqtarit të Krimeve të Rënda

Të enjten në mbrëmje, shtëpia e gjyqtarit të Krimeve të Rënda në Prishtinë, Agim Kuçi është bërë cak i hajnave.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com vet gjyqtari Agim Kuçi.

“Po është e vërtetë vjedhja e cila ka ndodhë, i dyshuari është arrestuar” – tha shkurtimisht për KALLXO.com, gjyqtari Agim Kuçi.

KALLXO.com ka provuar të marrë një përgjigje nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, por ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Po ashtu, as Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje në lidhur me rastin.