FOTO ILUSTRIM

Gruaja nga Grashtica e Prishtinës arrestohet pasi gjuajti me Kallashnikov

Një grua është arrestuar në fshatin Grashticë të Prishtinë për armëmbajtje pa leje.

Policia ka njoftuar se e dyshuara, me datë 20 janar kishte shtënë me armë zjarri në shtëpinë e saj.

E njëjta fillimisht ka refuzuar se posedon armë zjarri por pas hetimeve dhe bisedave të zhvilluara, njëri nga anëtarët e familjes e ka dorëzuar armën e llojit kallashnikovë, e cila është konfiskuar nga policia.

E dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.