Foto: Ilustrim

Godet me Veturë 3 Këmbësorë, Njëri Vdes në Vend

Një aksident komunikacioni me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:35 në fshatin Korroticë të Drenasit.

Sipas Policisë, është arrestuar i dyshuari, shtetas i Shqipërisë,  pasi që i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij me targa te Shqipërisë, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, godet tre këmbësorë.

Si pasojë e aksidentit, njëri prej viktimave ndërron jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerët dërgohen në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje mbajtje.