Gjykimi për Vrasjen që ‘Nuk ka Ndodhur Ende’

Valon Emini tash e sa muaj gjendet në paraburgim si i akuzuar për një vrasje, por në aktakuzën ndaj tij vrasja tek pritet të ndodhë, pas gjashtë muajsh.

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ilaz Beqiri, ka përpiluar një aktakuzë me të cilën është evidentuar se vrasja ka ndodhur më 17 dhjetor 2016.

Sipas aktakuzës më të cilën Valon Emini akuzohet për vrasjen e Nazmi Ajetit,  prokurori i rastit e ka përpiluar aktakuzën duke e ndryshuar datën për një vit më përpara.

Aktakuza nuk u arrit të lexohet në seancën fillestare që ishte caktuar të mbahej të premten, ngase pala e dëmtuar nuk ishte e pajisur më shkresat e lëndës.

Në këtë rast gjyqësor, Emini akuzohet se në gjendje të tronditjes së fortë mendore vrau Nazmi Ajetin  në fshatin Milloshevë të Obiliqit.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 24 qershor.

KALLXO.com ka raportuar më herët për shtyrjen e kësaj seance.

http://kallxo.com/shtyhet-gjykimi-per-vrasjen-e-nazmi-ajetit/

KALLXO.com ka raportuar edhe më herët kur Gjykata Themelore në Prishtinë në orarin e seancave gjyqësore e kishte kualifikuar veprën penale si ISIS-at.

http://kallxo.com/isis-emertimi-gjykates-per-vepren-penale/