Gafa e Veselit: Bilall Sherifin e bën pjesë të Grupit Parlamentar 6+

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli shefin e Grupit Parlamentar  të Nismës Bilall Sherifi e ka prezantuar në seancën e sotme si pjesë të grupit 6+.

“I jap fjalë Bilall Sherift nga 6+. kërkoj falje. Ishte e rastësishme kërkoj falje”, tha Veseli.

Pas këtij gabimi pati të qeshura nga deputetët dhe vetë Veseli.

Ndërsa këtë prezantim Bilall Sherifi e priti me sportivitet.

“S’ka problem kryetar, 6 plus jemi edhe ne. Nisma jep përkrahjen e saj për rezolutën e dialogut”, tha ai.