"Lirimi rekord nga burgu"

Këtë të premte emisioni “Drejtësia në Kosovë” do ta transmetojë hulumtimin se si një person arriti të lirohet në afat rekord nga burgu i Dubravës edhe pse ishte dënuar me 30 muaj burgim falë ndryshimit të një shkronje në mbiemrin e tij.

Pse u lejua që i dënuari të lirohet nga burgu vetëm një prë pasi kishte hyrë aty
Kryetarja e Gjykatës Themelore në Pejë, Elmaze Syka, thotë se gjithçka rreth këtij rasti kishte ndodhur shkaku i një gabimi teknik.

“Pas një ore është vërtetuar së është bërë gabim”, tha Syka.

Cili është shpjegimi i Komunës së Pejës për ndërrimin e mbiemrit për të dënuarin?

Shefqet Thaqi nga Komuna e Pejës e shpjegon faktin që ka ngecje në legjislacionin e ri për ndërrimin e identitetit.

Si shpjegohet në Pejë fakti se gjykatësit takojnë në rrugë të arratisurit?

Drejtësia në Kosovë çdo të premte në ora 21:20 dhe repriza të hënën ne mesditë.