Gjykimi për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Gjykimi për keqpërdorim të detyrës zyrtare, i akuzuari respektova vendimin e Gjykatës Supreme

Selatin Beqiri dhe Rrahim Ahmeti nga Novobërda, po gjykohen në gjykatën e Gjilanit se me veprimet e tyre, njëri si shef e tjetri si zyrtar i Drejtorisë së Katastrit në komunën e Novobërdës kanë keqpërodur detyrën zyrtare.

Në gjykimin e sotëm që përbëhej nga trupi gjykues me gjyqtarët Agim Ademi kryetar, Rilind Sermaxhaj e Gazmend Ajvazi anëtar, u morrë në pyetje  në cilësinë e dëshmitarit i dëmtuari Bekim Mustafa, si dhe i akuzuari i parë Selatin Beqiri.

Bekim Mustafa, i cili kishte ngritur kallëzimin penal për këtë rast, gjatë dëshmimit të tij tregoi  arsyen se pse kishte ardhur deri te kjo gjendje.

Gjithçka ndodhi sipas tij, kur për ngastrën katastrale ZK Koretishtë me sipërfaqe prej 2850 m katror, në të cilën tokë kishte një pompë të benzinës, gjykata themelore në Gjilan e pastaj ajo e Apelit në Prishtinë e kishin njohur atë si pronar të kësaj ngastre. Dhe më pastaj, pasi  kishte marrë këto dy vendime të plotëfuqishme ishte drejtuar në drejtorinë e Katastrit në Novobërd për ta bartë pronën në emër të tij.

“Pasi është vërtetuar aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Gjilanit nga Gjykata e Apelit dhe është bartë prona në emrin tim, Gjykata Supreme e Kosovës pas revizionit të paraqitur nga Ekrem Behluli i ka prishur vendimet në fjalë dhe kur kam shkuar në drejtorinë e Katastrit, kam pyet dhe kam vërejtë se prona(ngastra) kishte dalë në emër të agjallarëve dhe ishte kthyer në emër të pronarëve të mëparëshëm”, deklaroi i dëmtuari Bekim Mustafa.

Nga e tërë kjo Bekimi thotë se është dëmtuar në vlerë prej 10 mijë euro në ditë, pasiqë aty ishte duke ushtruar aktivitet me një pompë të  benzinës dhe se që nga shtatori i vitit 2017, nuk ka mundur të ushtrojë bisnezin në atë ngastër.

Deri te kjo situatë, i dëmtuari thotë se kishte ardhur si pasojë e një vendimi të nxjerrë nga gjykata në procedurë përmbarimore, e që sipas tij, nuk është dashtë të bëhet ndërrimin i pronarit të pronës nga drejtoria e katastrit, pa pasë një vendim të plotëfuqishëm të gjykatës sepse lënda ende në gjykatë në Prishtinë në ankesë, tha në fund i dëmtuari Bekim Mustafa.

Shqyrtimi gjyqësor më tej vazhdoi me marrjen në pyetje të akuzuarit Selatin Beqirit i cili përfaqësohej nga avokati Refik Halili.

I akuzuari Selatin Beqiri, tregoi se të gjitha veprimet e tij si shef i drejtorisë për katastër në Novobërd i ka ndërrmarë duke u bazuar në vendimin e gjykatës Supreme.

Sa i përket rastit për të cilin akuzohet, Selatin Beqiri deklaroi duke pranuar se pas marrjes së vendimeve të gjykatës themelore Gjilan dhe të gjykatës së Apelit në Prishtinë, me kërkesën e ushtruar nga Bekim Mustafa, ai me nënshkrimin e tij, ia kishte bartur pronën në fjalë të dëmtuarit Bekim.

Mirëpo, më pastaj i akuzuari tregoi se pasi ishte paraqitur personi me emrin Ekrem Behluli, ku kishte dorëzuar në drejtori të katastrit një kërkesë me vendimin gjyqësor të lëshuar nga gjykata Supreme, e i cili vendim thotë se prona duhet të kthehet pronarëve të mëparshëm, ne e kemi kthyer pronën në pronarë të cilët kanë qenë para vendimeve të lëshuara nga gjykata e Gjilanit dhe e Apelit, tha i akuzuari Selatin.

Në pyetjen e prokurorit Shaban Spahiu se a iu ka njoftë pra e drejta e pronësisë Ekrem Behlulit sipas vendimit të gjykatës Supreme? I akuzuari deklaroi se me këtë vendim nuk iu ka njoftë e drejta askujt, por është kthyer gjendja e mëparshme ku janë prishë aktgjykimet e mëparshme dhe se gjendja është kthyer në emër të të gjithë pronarëve të mëparshëm

Në fund në pyetjen e kryetarit të trupit gjykues, gjyqtarit Agim Ademi se në emër të çkafit e keni kthyer pronësinë e tokës në gjendje të mëparshme dhe a keni përfituar ju diçka nga kjo? I akuzuari Selatin Beqiri, deklaroi se mbi bazë të vendimit të gjykatës Supreme, pronësia e kësaj prone është kthyer pronarëve të mëparshëm dhe nga krejt kjo nuk kemi përfituar asgjë, dhe se më tepër unë nuk kam çka të shtoi, përfundoi mbrojtjen e tij i akuzuari Selatin Beqiri.

Në aktakuzën e prokurorisë përfaqësuar nga prokurori Shaban Spahiu thuhet se të pandehurit Selatin Beqiri duke shfrytëzuar detyrën  si shef i drejtorisë së Katastrit e Rrahim Ahmeti si zyrtar në këtë drejtori, në bashkëkryerje kanë kryer veprën keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar sepse duke tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër – Ekrem Behluli nga Novobërda në atë mënyrë që në bazë të kërkesës së ushtruar nga ky i fundit e në kundërshtim me udhëzimin administrativ nr.NSHP.2004/03, për zbatimin e Ligjit për themelimin e regjistrit për të drejtat në pronën e paluajtshme, kanë bërë regjistrimin e pronës përkatësisht ndërrimin në operatin katastral për ZK Koretishtë, në librat katastrale për ngastrën nr. 3951/2 në sipërfaqe prej 2858 m katrorë nga i dëmtuari Bekim Mustafa në emër të Ekrem Behlulit duke u thirrur në aktvendimin mbi revizionin nr.56/2017 i cili vendim çështjen civile lidhur me këtë pronë e ka kthyer në rigjykim por që ushtruesi i kërkesës Ekrem Behluli sipas këtij aktvendimi nuk ka qenë bartës i të drejtës së pronës së paluajtshme të kërkuar për regjistrim në emër të tij dhe me këtë të pandehurit i kanë shkaktuar dëmë material të dëmtuarit Bekim Mustafa në vlerë prej 1 milion e 500 mijë euro.

Gjykimi për këtë rast, do të vazhdoi me 30 nëntor 2018, ku do të vazhdohet me marrjen në të të akuzuarit tjetër Rrahim Ahmeti.