Gjykata Kushtetuese: Nuk ka rekomandim nga Komisioni i Venecias për balotazhin në Prishtinë

Gjykata Kushtetuese ka përgënjeshtruar lajmin e dhënë sot se Komisioni i Venecias ka rekomanduar përsëritjen e garës së balotazhit për Prishtinës ndërmjet Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit.

Veton Dula, zëdhënës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës tha se kjo gjykatë nuk ka kërkuar interpretim nga Komisioni i Venecias për këtë rast.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë ndonjë rekomandim nga Komisioni i Venecias dhe as nuk ka dërguar ndonjë kërkesë për interpretim në këtë rast”, tha zëdhënësi Dula për KALLXO.com.

Në zgjedhjet e vitit të kaluar për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti që atëherë kandidonte në emër të Vetëvendosjes fitoi ndaj Arban Abrashit të LDK-së me rreth 300 vita diferencë.