Gjykata Kthen në Punë Punëtorët e KEDS-it

93 punëtorët të cilëve Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike- KEDS u shkëputi kontratat e punës kanë fituar edhe një betejë ligjore.

Gjykata Themelore në Prishtinë refuzoi mjetin juridik të prapësimit me të cilin KEDS-i tentoi ta pengojë aktvendimin e përmbarimit me të cilin këta punëtorë duhet të rikthehen në vendet e tyre të punës.

KALLXO.com ka siguruar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, sipas të cilët pretendimet e KEDS-it kundër aktvendimit për përmbarim të vendimit janë të paqëndrueshme  dhe të pabazuara në ligj.

Gjykata Themelore e Prishtinës duke vepruar sipas propozimit për përmbarim të kërkuesit të përmbarimit, avokatit Nasuf Hasani që përfaqëson punëtorët e KEDS-it, me aktvendimin e datës 16 shkurt 2017 ka caktuar përmbarimin, ndërsa ndaj këtij vendimi kompania KEDS kishte ushtruar mjetin juridik të prapësimit.

Aktvendimi i gjykatës për përmbarim u bazua në dokumentin përmbarues të Trupës Ekzekutive të Inspektoratit të Punës të datës 26 tetor 2016.

Kundër këtij vendimi KEDS-i ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi lidhur çështjen e punëtorëve të larguar nga KEDS-i, duke përfshirë protestat e tyre por edhe ecurinë e procesit gjyqësor.

http://kallxo.com/gjykata-u-jep-te-drejte-punetoreve-te-larguar-te-keds/

http://kallxo.com/te-larguarit-nga-keds-kerkojne-llogari-nga-qeveritaret/

http://kallxo.com/te-larguarit-nga-keds-perseri-protestojne/

http://kallxo.com/gjykata-e-apelit-vendos-ne-favor-te-punetoreve-te-keds/