Gjykata e Gjilanit tregon sa lëndë janë përfunduar nga janari

Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, sot mbajti konferencë për të prezantuar punën e kësaj gjykate gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2019.

Sipas Azizit, gjykata përqindja e efektshmërisë së Gjykatës Themelore të Gjilanit, për këtë periudhë është 125 për qind.

Megjithatë Azizi deklaroi se nuk është i kënaqur me efektshmërinë e gjykatës, sidomos në departamentin civil.

Sipas statistikave,në departamentin e krimeve të rënda kanë arritur 102 lëndë dhe janë përfunduar 133 lëndë, në departamentin penal për të mitur janë pranuar 63 lëndë dhe janë përfunduar 95 lëndë, në departamentin penal të përgjithshëm janë pranuar 991 lëndë dhe janë përfunduar 1372 lëndë, në departamentin civil janë pranuar 1014 lëndë dhe janë përfunduar 1013 lëndë, lëndë për kundërvajtje janë pranuar 1881 lëndë dhe janë përfunduar 3009 lëndë, ndërsa ekzekutime civile janë pranuar 781 dhe janë përfunduar 473 lëndë.

Ndërsa gjykata së bashku me degë i ka 17 mijë e 366 lëndë të trashëguara dhe pranuar gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2019 6 mijë e 7 lëndë, duke i përfunduar 7 mijë e 209 lëndë me një efikasitet prej 118%.

Vetëm Gjykata Themelore e Gjilanit i ka të trashëguara i ka 10 mijë e 72 lëndë dhe ka pranuar gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti 3 mijë e 930 lëndë, duke i përfunduar 4 mijë e 540 lëndë në total.

Dega e Kamenicës ka treguar efikasitetin më të lartë prej 198% duke qenë se prej 2 mijë e 660 lëndëve të trashëguara dhe 633 lëndëve gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti, ka përfunduar 1 mijë e 259 lëndë.

Dega e Vitisë prej 3 mijë e 722 lëndëve të trashëguara dhe 1 mijë e 287 të pranura gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti, ka përfunduar 1 mijë e 175 lëndë me efikasitet prej 91%, që nuk është nivel i kënaqshëm.

Dega e Novobërdës prej 911 lëndëve të trashëguara dhe 257 të pranuara gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2019, ka përfunduar 235 lëndë, me nivelin e efikasitetit prej 91%.

Kryetari deklaroi se edhe pse është shtuar numri i gjyqtarëve dhe janë rritur pagat efikasiteti përsëri nuk është i kënaqshëm.

Sa i përket lëndëve të korrupsionit efektshmëria është e vogël duke qenë se nga 20 lëndë dhe 14 të pranuara gjithësej 34 lëndë, janë zgjidhur vetëm 12 lëndë prej të cilave në 3 lëndë është shqiptuar denim me burg, 1 lëndë denim me gjobë, 2 lëndë denim me kusht, 5 lëndë kanë përfunduar me aktgjykim lirues dhe 1 lëndë me aktgjykim refuzues.

Kjo paraqet se në lëndët e korrupsionit efektshmeria e gjykatës është e ulët.

Kryetari gjithashtu deklaroi se kanë pasur 1 lëndë të shënjestruar, për të cilën dje është shpallur aktgjykimi. Gjithashtu e vlerësoi lartë punën e departamentit të krimeve të rënda.

Ndërsa më tutje deklaron se do të ketë zhvillim edhe në aspektin e përmirësimit në punën e ëeb faqes zyrtare.