Hapësirat e Universitetit të Prishtinës | Foto: KALLXO.com

Gjuha kroate në UP 'Hasan Prishtina'

Në Fakultetin e Filologjisë sot fillon kursi i gjuhë kroate 1 me profesoreshën nga Universiteti i Zagrebit, Ivanqica Bankoviq-Mandiq.

Në hapje të këtij kursi do të marrë pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Republikën e Kosovës, Marija Kapitanovi, ndërkaq nikoqire e saj do të jetë Linditë Sejdiu Rugova- dekane e Fakultetit të Filologjisë.

Sipas ambasadës kroate, një moment i tillë shënon një kthesë të rëndësishme të bashkëpunimit ndërakademik ndërmjet të dyja institucioneve meqë edhe nga marsi 2019, në Universitetin e Zagrebit do të fillojë të mbahet kursi i shqipes për nevoja të gjuhësisë nga profesorët e departamentit të Gjuhës shqipe nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

“Këto iniciativa do të çojnë drejt forcimit të iniciativës së përbashkët për formimin e një lektorati të përhershëm të kroatishtes në Prishtinë dhe të shqipes në Zagreb”, thuhet në njoftimin e ambasadës.