‘AKT Academy’. Foto: KALLXO.com.

Kursi që do të mundësojë shprehjen e talentit në aktrim - VIDEO

Ata që kanë talent apo që duan të mësojnë për aktrim, e kanë një mundësi për ta treguar veten përmes “Akt Akademia” në Prishtinë. 

Ky kurs, hapur muajin e kaluar, do të ofrojë trajnime për aktor për të gjitha moshat.

Trajnimet do të udhëhiqen dhe mbahen nga aktori e regjisori Mentor Zymberaj, themelues dhe drejtuesi i këtij kursi.

Prej tij, kandidatët do të mësojnë mjeshtërinë dhe magjinë e aktrimit.

Në bisedë për KALLXO.com, Mentor Zymberaj ka thënë se kursi ofron një metodë të veçantë të  trajnimit të kandidatëve për aktorë të gjitha moshave.

Ai thotë  se kandidatët do të provohen në fund të kurs dhe do të jenë të gatshëm të sprovojnë vetën në teatër e film.

“Në këtë program kamë punuar gjatë dhe thjeshtë është koha që t ju ofrohet të gjithë atyre që e donë dhe dëshirojnë që dhe profesionalisht të informohen dhe të trajnohen, pra s’ është vetëm një kurs informativ po është praktik  ku punë e tyre pastaj do të shihen në fund të kursit, dhe mënyra e tyre, do të jetë të gatshëm, ndoshta në të ardhmen me aktivitete e tyre, angazhimin qoftë në teatër apo film apo çfarë do aktivitet tjetër të jetë të gatshëm dhe të ofrojnë potencialin tyre”-ka thënë ai.

Zymberaj thotë se kursistët do të trajnohen në një ambient të përgatitur enkas për skenë teatri. Secili, thotë ai,  do të ketë mundësi të marrë trajnim special duke shfrytëzuar përvojat e tij.

“E kem bërë një ambient shumë të përshtatshëm dhe jemi mundu ta kem një ambient shumë të përshtatshëm të ngrohet, që kur ata të vinjë të mos e kenë minuta të kufizuar por ta vazhdojmë punë e tyre, të jetë një ambient ku ata do të ndjehen mirë së pari e pastaj sa i përket profesionit besoj së nuk do të mungojë nga ana jonë”- ka thënë Zymberaj.

Ai ka thënë se kursi do të fillojë punën në fillim të këtij muaji (prill 2023).

Mentor Zymberaj. Foto: KALLXO.com.
‘AKT Academy’. Foto: KALLXO.com.

 

‘AKT Academy’. Foto: KALLXO.com.