Foto: RTV 21

Gjilanasit i dhurojnë 5 mijë libra bibliotekës së qytetit

Pasi qyteti i Gjilanit u bë me objekt të ri të bibliotekës, qytetarët për katër muaj i dhuruan asaj më shumë se 5 mijë libra.

Drejtori i bibliotekës Qazim Azizi tha për rtv21.tv se objekti i ri plotëson thuajse të gjitha kushtet.

“Është një objekt që plotëson gati qindpërqind kushtet e lexuesve. Është shumë funksional, ka hapësirë të mjaftueshme për qytetarët e Gjilanit, ka 3600 metra hapësirë pune”, tregoi drejtori.

Ai bëri të ditur edhe moshën e lexuesve.

“Kemi lexues nga mosha 7 vjeç, kur kanë të drejtë të regjistrohen e deri te pensionistët”, tha Azizi.

Ai foli edhe për librat e dhuruar.

“Nga dhjetori i vitit të kalum deri në muajin mars mbi 5 mijë libra qytetarët kanë dhuru”, tha drejtori.

Në një kat të kësaj biblioteke janë vendosur edhe librat e shkrimtarëve gjilanas me fotografitë e tyre.