Foto: Ilustrim

Gjilan - Penguan policinë, kërcënuan një person

Policia ka arrestuar tre persona mëngjesin e djeshëm, në Gjilan për kërcënim dhe pengim të zyrtarëve policor në kryerje të detyrës.

Sipas raportit ditor të policisë, të dyshuarit për shkak të një problemi të mëhershëm kanë kërcënuar një person dhe kanë penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrave zyrtare.

Sipas policisë, të dyshuarit janë intervistuar dhe është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.