ILUSTRIM - FOTO KALLXO: Punëtorët kosovarë

Gjilan, lëndohet pasi rrëzohet në vendin e punës

Policia e Kosovës njofton se një punëtorë i sigurimit të një nga shkollat e Gjilanit gjersa ishte në vendin e punës, është rrëzuar nga shkallët.

Tutje policia njofton se  viktima për shkak të rrëzimit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.