Flamuri i Kosovës dhe ai i Gjermanisë

Gjermania mbështet Kosovën me 60.05 milionë euro

Sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, ku me këtë rast konfirmohen zotimet e Qeverisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik dhe Financiar për vitet 2018-2019, në vlerë prej 60.05 milionë euro.

Protokolli do të nënshkruhet nga Ministri i Financave Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Delegacionit të Qeverisë Gjermane Dirk Schattschneider.

(Ndërtesa e  Qeverisë, salla P-32, ora 9:30)