Foto-ilustrim

Gjendet i Vdekur në Pyll

Policia në raportin e saj të përditshëm tregon se në fshatin Shalc të Vushtrrisë mbrëmë afër mesnatës është gjetur pa shenja jete një person.

Policia njofton se dyshohet që vdekja është shkaktuar nga rrokullisja e traktorit.

“Në pyllin e fshatit është gjetur pa shenja jete viktima, ku dyshohet se është rrokullisur me traktorin e tij”, thuhet në raportin policor.

Policia bën me dije se pas shikimit të vendit të ngjarjes në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të vdekjeve nga rrokullisjet e traktorëve.