Podujeva | Foto: Ilustrim

Gjendet mjet shpërthyes në Podujevë

Një person ka raportuar në polici se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në fshatin Dumnicë e Poshtme në Podujevë.

Policia ka njoftuar se njësitet policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa Njësia për Deminim e KFOR-it ka bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar.

Nuk raportohet për ndonjë incident gjatë shpërthimit të kontrolluar.

Një mjet i tillë ishte gjetur në Podujevë edhe më 10 prill.

http://kallxo.com/gjendet-eksploziv-ne-podujeve/