Lumi Ibër, Foto: Balkan Insight/Wikimedia

Gjendet i vdekur një person në veturën e cila kishte rënë në lumin Ibër

Një person është gjetur në një veturë e cila kishte rënë në lumen Ibër.

Policia në raportin zyrtarë ka njoftuar se rasti ka ndodhur në fshatin Kamenicë të Leposaviqit.

Vdekjen e viktimës i cili eshtë gjetur pa shenja jete, e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante të policisë, zjarrfikësit dhe prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.