Gjendet 21 vjeçari i zhdukur para 25 ditësh

Azem Isufi nga Mitrovica raportohej se kishte humbur që kur ishte larguar nga shtëpia e tij me 1 tetor.

Ndërsa pas 25 ditëve kërkime Policia e Kosovës, ka arritur ta gjejë Azem Isufin.

Lajmin për gjetjen e të riut e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policis për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

“Po e kanë gjete dje dhe e kanë sjell, ai është gjetë shëndosh e mirë pa ndonjë gjurmë diçka “, ka thënë Zahtiti për KALLXO.

Zahiti ka shtuar se Isufi është gjetur brenda territorit të Kosvës, por policia sipas tij ende nuk i ka konfirmuar nëse i njëjti ishte gjetur në veri të Mitrovicës.