Gjenden dy mjete shpërthyese në Ferizaj

Dy mjete shpërthyese janë gjetur gjatë ditës së djeshme në Ferizaj.

Mjeti i parë është gjetur në rrugën “Brahim Ademi”, në Ferizaj, ku një person ka raportuar se ka hasur në një mjet shpërthyer.

Policia ka njoftuar se njësitet policor kanë bërë sigurimin e vendin të ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së e ka tërhequr mjetin shpërthyes në mënyrë të sigurt.

Mjeti i dytë është gjetur pasdite, në fshatin Softaj të Ferizaj, ku një person ka raportuar se ka hasur në mjet shpërthyes.

Edhe në këtë rast, njësiti policor ka bërë sigurimin e vendin të ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së e ka tërhequr mjetin përthyer në mënyrë të sigurt.

Në të dy rastet nuk raportohet për persona të lënduar.