Ilustrim, Arrestimi i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Gjashtë të arrestuar pas një mosmarrëveshjeje

Gjashtë persona janë arrestuar nga policia, pasi janë rrahur mes vete.

Me anë të raportit ditor të policisë, dje në mesditë, gjashtë persona pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet.

Policia nuk ka dhënë detaje se çfarë shkaktoi mosmarrëveshjen mes gjashtë personave.

Sipas raportit njëri nga gjashtë të arrestuarit, ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar, ndërsa sipas policisë rasti po hetohet.