GAP - FOTO

GAP prezanton të gjeturat lidhur me 'Zbatimin e MSA-së në nivel komunal...'

Instituti GAP të martën do të mbajë konferencën ku do të prezantojë raportin “Zbatimi i MSA-së në nivel komunal – të arriturat dhe sfidat në shtatë komunat më të mëdha”.

Instituti GAP ka zhvilluar një hulumtim në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës për të parë se cilat janë obligimet e pushtetit lokal në përmbushjen e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA).

Raporti pasqyron të arriturat dhe sfidat që kanë komunat në zbatimin e MSA-së, si dhe ofron një varg rekomandimesh, me theks të veçantë rreth fuqizimit të zyrave komunale për integrime evropiane. Ngjarja mbahet në Hotel Swiss Diamond, ora  10:00.