Bislimi prezanton planin kombëtar për zbatimin e MSA-së

Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Besnik Bislimi ka prezantuar Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) 2022-2026.

Bislimi para anëtarëve të Komisionit për Integrime Evropiane tha që qeveria çdo vit i freskon dhe përgatit planet për MSA.

“Për çdo vit qeveria i rifreskon dhe e përgatit pranin e radhës, programi përmban 3 blloqe, kriteret politike, ekonomike, dhe pjesa që ka të bëjë me bashkimin e me BE-në. Janë 229 masa, 90 legjislative, 139 zbatuese, 41 projektligje. Për implementimin është paraparë 46 milion euro”, tha ai.

Bislimi tregoi se çfarë është paraparë me secilin bllok të reformave.

“Në bllokun e parë kemi reformën e reformën publike dhe reformën zgjedhore. Tek kriteret ekonomike, reformat që kanë të bëjnë me planet ekonomike të reformimit të ndërmarrjeve publike. Tek shtylla e tretë reformat dhe politikat në fushën e integrimeve, reformat që kanë të bëjnë me prokurimin publik, reformat legjislative në fushën e konkurrencës, reformat të politikave ne fushën e të drejtës së kompanive, ndërmarrjeve dhe industrisë, reformat në drejtësi, liri dhe siguri”, tha ai.

Bislimi përmendi edhe Ligjin për Paga, Ligjin për Zyrtarë Publik, Ligjin për Reformën në administratën Publike, për të cilat tha se ka progres.

Kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi ngriti shqetësimin se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla nuk ka shkuar në komision për të raportuar për reformat në administratë publike të cilat janë të parapara edhe në MSA.

Ndërsa Bilsimi tha se do të bisedoj më Sveçlën.

“Unë jam zëvendëskryeministër, por jo punëdhënës i ministrit të Punëve të Brendshme, unë shqetësimin e juaj do ta diskutoj edhe me ministrin”, tha ai.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA), si marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në aspektin ekonomik nuk po arrin të ketë përfitimet e plota.

MSA-ja e cila ka hyrë në fuqi më 1 prill të vitit 2016.

 

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane