Foto-ilustrim

Fushë Kosovë, Policia i gjen drogë, armë e fishekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Fushë Kosovë pasi që gjatë kontrollit në veturë i është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 24.2 gramë.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Dardania’ në Fushë Kosovë, të shtunën rreth orës 21:30.

Pas hetimeve të zhvilluara dhe me vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake policia ka treguar se është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, me ç’rast i janë gjetur dhe konfiskuar, një armë automatike AK-47, një pistoletë, 18 fishekë, 11 mbajtëse të fishekëve të automatikut si dhe 10 mijë euro.

Tutje në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.