Frashër Krasniqi - Foto: Atdhe Mulla

Frashër Krasniqi: Konjufca po fshihet pas Liburn Aliut

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi ka shkruar në lidhje me debatin që u rikthye edhe njëherë sot në vëmendje – nëse Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut.

Dardan Molliqaj sot prezantoi pretendimet e tij se kur Konjufca ka punuar në SHIK, sa është paguar dhe kush e ka rekrutuar.

Ndërsa Frashër Krasniqi tha se Konjufca nuk po përgjigjet vet, por po fshihet pas kolegut të tij deputet, Librun Aliut.

Lidhur me deklarimet e deputetit të PSD-së Dardan Molliqaj se “Fadil Lepaja e ka rekrutuar Glauk Konjufcën në ShIK”, ka reaguar Lepaja, duke i quajtur deklarimet e Molliqajt “marrëzira”.

Ky është statusi i plotë i Frashër Krasniqit:

Kur t’lypni fakte, mos dilni pastaj me u fshehë pas konspiracioneve. Dilni komentoni rreth fakteve.

Glauku ka qenë pjesë e SHIK-ut dhe kjo gjë tashmë u faktua. Prandaj ai u fsheh pas Liburnit dhe nuk e thanë asnjë fjalë. Nuk e mohuan fare.

Na keni lodhë me akuza thuajse ju jeni pronarët e moralit, t’vërtetës, pastërtisë politike, etj. A keni naj koment për Glaukun?! Apo për Burdushin?!