(FOTO)Kamenica uron 8 marsin me mbishkrime interesante në drunj

Nëpër disa drunj në qytetin e Kamenicës janë vendosur disa pankarta me mbishkrime me rastin e 8 marsit, duke u kërkuar barazi çdo ditë për gratë.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur këtë përmes rrjetin social ‘Facebook’ se në këto pankarta shkruhet: “Çdo ditë 8 mars. Çdo ditë barazi” “50/50” “Shokut që i fillon emri me B, foli për barazi”, “Tag kojshinë që e lajmëron dhunën në familje”, “Petriti ta  ka borxh barazinë“, “Tag kushërirën që shkollohet para se mu martu”, “Tag policin qe nuk i paragjykon viktimat gra”.

Nga ky postim, Kastrati ka uruar 8 marsin për të gjitha gratë.