
Fotografi tjera nga aksidenti i rëndë në Gjilan (Foto)
07.3.2019 - 15:12
Gjilani është përballur me një aksident të rëndë komunikacioni sot gjatë ditës.
Aksidenti ka ndodhur në qendër të qytetit.
Fillimisht kamioni kishte goditur disa vetura afër stacionit të autobusëve, e pastaj ka vazhduar drejt qendrës së qytetit ku ka goditur edhe disa vetura tjera.
Fotot në KALLXO.com janë dërguar nga një qytetar.