
Aksident në magjistralen Prishtinë - Gjilan, ka të lënduar - FOTO
25.3.2019 - 12:43
Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë-Gjilan në mes të dy veturave.
Sipas qytetarëve që kanë dërguar fotografi në adresë të KALLXO.com, policia është në vendin e ngjarjes dhe se janë nisur edhe ekipet e ambulancës.
Nuk dihet ende numri i të lënduarve.


