FOTOGALERI: Pamje të bukura të Prishtinës së dekoruar për festa

Dekorimi i Prishtinës ka përfunduar dhe tashmë qytetarët kanë mundësi të vërejnë atmosferën e festave në kryeqytet.

Këtë vit, buxheti i ndarë për dekorimin e qytetit për festat e fund vitit ishte 75 mijë euro.

Në vitin 2017, ky buxhet ka qenë rreth 55 mijë euro, por nuk është dekoruar sheshi “Adem Jashari”.

Kompania kontraktuese për dekorimin e qytetit ka qenë “Link Media Plus”.

Nga ana e Komunës së Prishtinës janë dekoruar sheshet “Skenderbeu”, “Nënë Tereza”, “Adem Jashari” dhe “Zahir Pajaziti”. Derisa, në të njëjtën kohë, ka edhe dekorime nëpër rrugë të tjera të qytetit, nga kompani të ndryshme.

Në fotografitë e realizuara nga fotografi Atdhe Mulla mund ta shihni Prishtinën më ndryshe se në ditët e tjera të vitit.