Moti në Kosovë gjatë festave, flet eksperti i meteorologjisë

Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, parashikon se reshje të borës do të ketë gjatë kësaj jave.

Ai për KALLXO.com tregon se moti në Kosovë do te mbizotërojë me temperatura minimale -1 gradë celsius derisa maksimalja 3 gradë celsius..

“Në vendin tonë do të ketë reshje të borës gjatë këtyre ditëve festive. Sasia e borës në vendet kodrinore mund të arrijnë deri në 20 cm, ndërsa në ultësira është 5-10 cm”, theksoi ai.

Tahirsylaj parashikon që reshjet e borës, vendit tonë përveç të ftohtit do t’i sjellin edhe ngrica.

“Gjatë natës do të ketë reshje të bores, do të ketë erëra nga ana veri-verilindje me shpejtësi 1 deri 6 në sekondë. Temperaturat minimale do të luhaten nga -1 deri në -5 grade celsius, ndërsa ato me te lartat ditore do te jenë deri në 3 gradë celsius dhe mund te ketë edhe pasoja negative, nga fundi i javës që mund të arrijnë deri ne -6 grade celsius”, tha Tahirsylaj.