IKShPK: Mos luani me mjete piroteknike, lëndimet nuk riparohen

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos luajnë me mjete piroteknike.

Përmes një njoftimi, Instituti thekson se janë minimum 100 të lënduar nëpër festa nga hedhja e këtyre mjeteve.

“Mos luani me mjete piroteknike! Statistikat flasin për minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike! Lëndimet nuk riparohen”, thuhet në thirrjen e IKShPK-së.