Prishtina nënshkruan kontratë për dekorimin e qytetit për festa

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar sot kontratë në vlerë 100 mijë për dekorimin e qytetit për festa.

Fitues të gontratës janë grupi i operatorëve ekonomikë “AGRI BAU’ Sh. P.K dhe “ANEA Group” Sh. P.K, si operatorët me çmimin më të vogël me të cilin kanë ofertuar.

Kohëzgjatja e këtij tenderi është për 12 muaj.

Në këtë tender kishin ofertuar vetëm dy operatorë ekonomikë.

Paraprakisht, Komuna e Prishtinës ka pasur një kontratë kornizë 3 vjeçare në vlerë prej 150 mijë euro (50 mijë euro për vit) lidhur me dekorimin e qytetit për festa.