Dekorimet për Krishtlindje nëpër botë

Shumë familje dhe vende nëpër botë festojnë Krishtlindjet. E veçanta e kësaj feste janë dekorimet dhe dritat që vendosen në rrugë dhe shtëpinë e secilit që e do këtë festë.

Këto dekorime janë si një traditë për çdo vit dhe sjellin më shumë hijeshi. Ato mund të bëhen sipas shijes tuaj, por a e keni menduar ndonjëherë se si bëhen dekorimet në vende të ndryshme të botës, shkruan CNN. Më poshtë ju mund të shihni dekorimet për këtë festë në disa vende të botës, transmeton rtv21.tv.

Brazil: Vendi më i madh i Amerikës Jugore është i mbushur me ngjyra të ndezura. Me drita të veçanta janë edhe autbusët në San Paulo. “Feliz Natal”, që shkruhet e pjesën e përparme të autobusit, do të thotë “Gëzuar Krishtlindjet”, në gjuhën portugeze.

Danimarkë: Kopshtet “Tivoli” në Kopenhagë janë pjesa e preferuar e këtij vendi për turistët. Çdo vit rregullohet me shumë drita për Krishtlindje. Përveç se mund të shijojnë hijeshinë e dritave, fëmijët kanë mundësi të shijojnë edhe një vozitje në trenin elf, që ndodhet aty.

Figurat kryesore për dekorim në Danimarkë janë edhe topat me ngjyra të ndryshme.

Gjermani: Të gjithë mund të përjetojnë një show elektrik në një shtëpi në Walschleben, e cila është në qendër të këtij vendi. Pronari i kësaj shtëpie ka zgjedhur 130 mijë drita për dekorim dhe fillon t’i vendos ato nga mesi i tetorit.

Dekorime të tilla mund të gjeni gati në secilën shtëpi në Gjermani e gjithashtu edhe pemët e Krishtlindjeve.

Suedi: Me qindra drita përdoren për dekorimin e statujave të drerëve në Stokholm. Kryeqyteti i Suedisë gjithashtu ndriçon me drita më shumë se 30 rrugë, sheshe dhe qendra tregtare. Përveç dritave, vendosen edhe dekorime të tjera si yje, topa me ngjyra gjithashtu edhe babadimra të vegjël.

Egjipt: Edhe pse vet 10% të egjiptanve janë krishterë, ata bëjnë shumë dekorime dhe e shijojnë hijeshinë e tyre. Dekorime të veçanta mund të gjeni në një dyqan në Shubra, Kairo, ku në këtë pjesë jetonë një numër i madhë i të krishterëve./21Media