FOTOGALERI: Edhe në Prizren shtrohet sofra e mërgimtarëve

Në kuadër të Ditëve të Diasporës, në Prizren, buzë Lumbardhit, për herë të parë është shtruar sofra tradicionale.

Ky aktivitet është organizuar nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me AKV ‘Emin Duraku’ nga Zhuri.

Pjesë e aktiviteteve do të jenë edhe programet e AKV “Emin Duraku”, si organizatore e koncertit, AKV “Lidhja e Prizrenit”, Grupi Folklorik nga Kukësi, ShKA “Dogri Yol”, ShKA “Sharski Behar” dhe shumë këngëtarë.

Sofrat e shtruara me këtë rast ishin të mbushura me ushqime kryesisht tradicionale të zonës si djathë Sharri, dhallë nga delet e Bjeshkëve të Sharrit, fli, pite, turshi e bukë të pjekura nga furrëtarët e Hasit.

Qytetarë nga diaspora e nga qyteti, të cilët ishin të interesuar për të dëgjuar muzikë tradicionale dhe për të parë nga afër këtë organizim, u bashkuan në Kej.

Gjatë kësaj periudhe në të gjitha qytetet e Kosovës vijnë bashkatdhetarët tanë nga diaspora dhe secila prej komunave organizon ngjarje të ndryshme kulturore e sportive për t’i pritur ata.

https://kallxo.com/fotogaleri-sofra-tradicionale-shtrohet-ne-qender-te-prishtines/

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, përveç që do t’u drejtohet mërgimtarëve me një fjalë rasti, do të ndajë mirënjohje për mërgimtarët që nëpër vite kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për vendin.

Më poshtë gjeni disa foto të “Sofrës së gurbetqarëve”  të realizuara nga KALLXO.com.