FOTO: Rrufeja djeg kulmin e një shtëpie në Kramovik të Rahovecit

Një stuhi e fortë, e përcjellë me shi të dendur, erëra dhe rrufe ka përfshirë sot pasdite zonën mes Gjakovës dhe Rahovecit.

Nga kjo stuhi e ka pësuar një shtëpi në fshatin Kramovik të Rahovecit.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com fotografi që tregojnë se rrufeja ka goditur shtëpinë e J.Th. në këtë fshat.

Si pasojë e rrufesë, është djegur kulmi i shtëpisë.

Por, banorët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Për fat të mirë, sipas qytetarit, asnjë familjar nuk është dëmtuar nga rrufeja.

Policia dhe Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari: