Rrufeja dhe shirat e dendur mbysin 36 persona brenda një dite në Indi

Moti i rrezikshëm ka lënë të vdekur të paktën 36 persona në Indinë veriore gjatë 24 orëve të fundit, prej tyre, 12 u goditën nga rrufeja, raporton TheGuardian.

Në të gjithë pjesen veriore të Uttar Pradesh, të paktën 24 njerëz vdiqën pasi shtëpitë e tyre u shembën si shkak i shirave të pandërprerë, tha komisioneri per ndihma Shri Ranvir Prasad.

Mohamed Usman, 15 vjeç, ishte në çatinë e mikut të tij në qytetin Prayagraj kur rrufeja goditi të premten në mbrëmje, duke e vrarë atë në çast. Shoku i tij Aznan u plagos dhe po trajtohet në spital.

“Sapo vunë këmbën në çati, u goditën nga rrufeja dhe djali im vdiq” – tha Mohammad Ayub, babai i Usman.

Zyrtarët thonë se 39 njerëz ishin vrarë nga rrufeja në pesë ditët e fundit, duke bërë që autoritetet të nxjerrin udhëzime të reja që këshillojnë njerëzit se si të mbrohen gjatë një stuhie.

Kolonel Sanjay Srivastava, organizata e të cilit ‘Lightning Resilient India Campaign’ punon me Departamentin Meteorologjik Indian, tha se shpyllëzimi, ndotja dhe shterrimi i pellgjeve të ujit kontribuan në prishjen e klimës, gjë që po ndikon në më shumë rrufe.

Ngrohja globale ka rritur frekuencën e rrufesë, tha Sunita Narain, drejtore e përgjithshme në Qendrën për Shkencë dhe Mjedis. Rritje e temperaturës prej 1 gradë celcius, rrit rrufenë për 12 herë.

” Në të gjithë Indinë gjatë vitit të kaluar ka pasur rritje prej 34% të goditjeve të rrufesë, gjë që ka shkaktuar edhe rritje të vdekjeve. India regjistroi 1,489 vdekje nga rrufeja në vitin 2016, krahasuar me 2,869 në 2021″ – tha Srivastava.