Vdes në QKUK burri nga Skenderaj që dje u godit nga rrufeja

Një burrë i moshës 62-vjeçare ka vdekur sot në mëngjes në QKUK, ku ishte sjellë dje pasi ishte goditur nga rrufeja.

XH.B. i lindur më 1960 ishte goditur dje nga rrufeja në Llaushë të Skenderajt.

Për shkak të plagëve, viktima ishte sjellë në QKUK në Prishtinë.
Ndërsa sot ai ka vdekur.

Lajmin e ka bërë të ditur për KALLXO.com Shaqir Uka, ushtrues detyre i shefit të Mjekimit Intensiv në QKUK.

“Mund të konfirmoj që sot në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti që ishte goditur nga rrufeja një ditë më herët në regjionin e Skenderajt”, ka thënë dr. Uka.