Rrufeja godet pajisje të pompave të Ujësjellësit "Prishtina" në Batllavë, mbesin pa ujë disa zona të kryeqytetit

Kodra e Trimave në tërësi, rruga “Llapi”, rruga “Bajram Bahtiri” dhe zona të tjera përreth këtyre vendeve në Prishtinë kanë mbetur pa furnizim me ujë.

Kjo pasi sipas Kopmanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” pajisjet e energjisë elektrike në stacionin e pompave në Batllavë janë goditur nga rrufeja.

Po ashtu, edhe reshjet e rrëmbyeshme në disa zona të Prishtinës kanë bërë që të destabilizohet furnizimi me ujë në disa pjesë të kryeqytetit.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se ekipi i elektricistëve është në vend të ngjarjes dhe po merret me sanimin e defektit të energjisë elektrike në SP Batllavë.