FOTO: Një zjarrfikës i lënduar nga zjarri në ‘Viva Fresh’

Një zjarrfikës ka mbetur i lënduar gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin që kishte kapluar qendrën tregtare “Viva Fresh” në Gjakovë.

Kështu ka bërë me dije për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë Rajonale të Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Zëdhënësja tha se Policia ka marrë informatë rreth orës 15:45 për zjarrin që ka shpërthyer në objektin e “Viva Fresh”.

Menjëherë Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Pastaj, sipas zëdhënëses së Policisë, janë evakuuar të gjithë personat që ishin brenda objektit.

Ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, Lirije Podrimaj thotë se dëmet janë të konsiderueshme.

Të gjitha njësitë vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes.

Këto janë fotografi nga vendi i ngjarjes pasi zjarri është shuar: