Ilustrim

VIDEO: Policia jep detaje rreth zjarrit që përfshiu ‘Viva Fresh’-in në Gjakovë

Porsa ka marrë informacionin për flakën që ka kapluar objektin e supermarketit “Viva Fresh”, Policia e Gjakovës ka dalë në vendin e ngjarjes.

Komandanti i Policisë në Gjakovë, Krist Gjokaj, tha për KALLXO.com se aktualisht është në vendin e ngjarjes, ku ekipet e zjarrfikësve po punojnë ende për shuarjen e plotë të zjarrit.

“Tani jam në vendin e ngjarjes. Ekipet po punojnë për të shuar të gjithë zjarrin. Ende nuk është shuar komplet zjarri”, tha Kristë Gjokaj.

Më tej, komandanti i Policisë në Gjakovë tha se të lënduar nga zjarri nuk ka dhe se të gjithë personat janë larguar nga vendi.

“Ende nuk dihet shkaku i zjarrit”, tha Kristë Gjokaj për KALLXO.com.

Objekti i supermarketit “Viva Fresh”, që gjendet në qendër të Gjakovës, është përfshirë nga flaka rreth orës 16:00.

Sipas pamjeve të transmetuara nga KALLXO.com dëmet duket të jenë goxha të mëdha.