FOTO: Grabitje e armatosur në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur para pak minutash në dyqanin “Meridian Express” në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi nga vendi i ngjarjes.

Në fotografi shihet prani e madhe e forcave policore.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes është edhe një autoambulancë.

Nuk dihet nëse ka të plagosur apo të arrestuar.